Hysamedin Feraj, këshilltari politik i kryeministrtit Albin Kurti i ka quajtur perverse pyetjet e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë së fundmi, lidhur me vuajtjet e shqiptarëve në burgjet serbe.
Feraj në Prime Time tha se deklarëtën e fundit ndaj Haradinajt, e bëri pikërisht për të sjell në pahë siç thotë ai “perversitetin e Haradinajt”.
“Ai ka dhënë shembuj njerëzish që janë vrarë. Dhe unë kam dhënë shembull se si vëllëzërit e Ramushit janë vrarë e ai jo. Unë i kam dhënë përgjigje Ramushit për pyetjen që ai është duke bërë. Haradinaj akuzon njerëzit pse janë gjallë, pse nuk kanë vdekur. Kjo është perverse. Unë e bëra këtë pyetje për të sjell në pahë perversitetin e Ramush Haradinajt. Të gjitha historitë unë i kam parasysh”, tha Feraj në Prime Time, shkruan Gazeta10.
Ai ka pyetur nëse Haradinaj di se sa vuajtje ka përjetuar Kurti në burgjet e Sebrisë.
“Nëse Haradinaj e ka bërë atë pyetje dhe askush nuk është zemëruar sepse e bën Haradinaj, atëherë askush nuk është i legjitimuar që të kundërshtoj. A i di Haradinaj vuajtjet e Albin Kurtit nëpër burgje?“Skam asnjë dyshim për vrasjen e vëllëzërve të Ramushit. S’kam dyshime as për luftën e Ramushit, por kjo se legjitimon t’i akuzojë të tjerët pse janë gjallë”, shtoi më tej ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…