Kryeministri Edi Rama pasi paralajmëroi sot gjatë mbledhjes së qeverisë mediat për transmetimin e lajmeve të rreme ose lajmet e panikut, ka vijuar me thirrje në Twitter.
‘Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!’ shkruan ne postimin e parë.
‘Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!’ shton Rama në postimin pasues.