Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma rajonale Ballkani i Hapur do të ndihmojë edhe ndër të tjera, që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe që kjo e fundit të mos ketë më influencë në Beograd.
Pyetur nga Euronews Albania në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez Mark Rutte, Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë.
“Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë. Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale.Ndaj, unë besoj se duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë të shkojë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu qëndrimi për t’i thënë gjërat, për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë, ky është qëndrimi i duhur”, tha ai.
Lidhur me propozimin e presidentit francez për një komunitet të ri politik evropian, Rama u shpreh se kjo do ta bashkojë Ballkanin në tryezën e diskutimeve për tema me peshë ndërkombëtare.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…