POLITIKE

Rama sherr në Kuvend me Kujtim Gjuzin: Ne njihemi para 90′, pa merak se KÇK nuk ti prek mustaqet

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se Paketa Anti-KÇK është një e mirë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pa parti. Rama foli edhe për kontrollin e politikës, dhe tha se për politikanët është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, që verifikon të dhënat, teksa shkoi edhe tek gjyqtarët e prokurorët.

Rama tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë, do të shkojnë në burg.

Më tej Rama foli për Operacionin Forca e Ligjit ku sipas tij ky operacion do të bëjë ndarjen e botës së krimit. Gjatë kohës që mbante këtë fjalë deputeti Kujtim Gjuzi ka filluar të flasë nga vendi duke iu “hakërryer” Ramës.

Rama: Nëse do të jetë i suksesshëm ky operacion do të bëhet ndarja e madhe e botës së krimit. Italia është në raport tjetër me mafian. Erdhi nga e njëjta gjë që po bëjmë ne sot: marrja e pasurisë. Jo më për krimin por për pasurinë e vënë nga krimi. Shyqyr zotit nuk jemi në vitit ’45 sepse njeriu është krijuar për t’ju përshtatur sistemit. Sistemi e merr njeriun dhe e bën ndryshe. I kam parë heronjtë e pas-pilafit. Flasin për Enver Hoxhën se nuk i ka dalë frika….

….Deputeti Kujtim Gjuzi flet nga vendi…

Rama: Kur e shoh natlmadhninë (i referohet Gjuzit) unë që vjen dhe del këtu, e flet, harron që ne Tironsit njiheshim edhe para ’90. E harron naltmadhënia këtë që na e tregon Tiranën e vet sikur ishte vatra e heroizmit antikomunist me atë vetë në krye. E harron naltmadhënia që unë e kam njoft edhe atëherë.

Gjuzi: Shyqyr që e pranove…

Rama: E kam njoft edhe në atë kohë. Je i mirëkuptuar, jo të gjithë e nxjerrin menjëherë lepurin, ke kohë.

Gjuzi: S’kam lepur unë… ca ke ti me babanë tënd… kriminel…

Rama: Edhe foltorja e parlamentit të shërben …

Rama: E vetmja gjë për të cilën ti edhe ju mund të garantoni, janë që Mustaqet tuaja nuk preken, asgjë tjetër.

Gjuzi: Degjo mos fol per mustaqet e mia se….


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago