Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë.
Rama u shpreh se në kuadër të samitit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderët e tjerë botërorë do të jenë në Tiranë duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë.
Ardhja e Presidentit të SHBA-ve dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë,” tha Rama.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…