Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj grave të Kuvendit dhe shtyrjen që bëri ndaj ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kreu i qeverisë gjatë seancës së sotme plenare në parlament e cilësoi deputeten Tabaku dhe shifrat ekonomike të prezantuara prej saj si “balonë tabakësh”.
Ambasadorja nuk përmend emra, por përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se një gjuhë dhe etiketime të papërshtatshme është e papranueshme dhe aq më tepër kur transmetohet në televizion dhe vjen nga parlamenti.
Ambasadorja i kërkon liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin. Po ashtu ajo ka paralajmëruar edhe një aktivitet kundër dhunës gjinore që pritet të nisë më 25 nëntor dhe do të zgjasë 16 ditë
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Kim në Twitter.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…