Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur propagandë dhe shfaqje, kërkesën e homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Kryeministri Rama ka thënë se nuk e shihte të arsyeshme të merrte pjesë në një takim propagandues, kinse për të folur rreth pandemisë së koronavirusit.
“Nuk e kam parë të arsyeshme propagandë në të cilin do të flisnim në atë takim”.
“Për mua ishte një shfaqje që unë nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama në një intervistë në Televizionin “Syri”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte shkruar letër kryeministrit Rama, ku i kishte propozuar një takim në të cilin do të ishin prezent edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ndërsa, bashkë me Ramën, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi.
Mirëpo, Kurti nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje nga homologu i tij shqiptar.