POLITIKE

Rama zbulon arsyen: Pse u takova me Bin Salman në Athinë

Kryeministri Rama zbuloi se çfarë e çoi në Athinë të enjten “brenda ditës”, ku takoi Princin e Kurorës Mohamed Bin Salman. Emergjenca energjtike, sipas asaj çfarë tha shefi i qeverisë

“Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive”, tha Rama nga Vlora. Aty, ai promovoi nisjen e Portit të ri, ku njëherësh aty do të instalohen dhe dy anije për prodhim energjie.

“Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mwh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë.

Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji”, shpjegoi Rama.

Sa i përket asaj se çfarë pritet të sjellë Porti i rij, ai tha:

“Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye për një port që më në fund e meriton këtë emër se qoftë ai që kemi atje, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet e gjithë flota e peshkimit ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vijojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve dhe blerjen e anijeve të reja.

Së treti sepse do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit, së katërti se edhe për pasagjerët do të bëhet diçka me standarde.

Njëkohësisht kemi një port turistik në anën tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe do të sjellë zhvillim të madh ekonomik jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë industrinë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago