Një përplasje e ashpër ka ndodhur në debatin televiziv në Pressing në mes kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe analistit Sadri Ramabaja.
Pasi Arifi foli për formimin e tij, duke iu referuar lindjes e rritjes në Gjermani, duke shtuar se është edukuar edhe me ide shqiptare.
Por Ramabaja i tha se “ai nuk ka formim të plotë shqiptar sepse gruan e ka me shami”.
“E ke gruan me shami, nuk ke formim politiko-kulturor të mirëfilltë shqiptar”, ka thënë Ramabaja.
Më pas erdhi, reagimi i Arifit duke i thënë “kjo mendësi duhet të përfundojë”.
“Unë gruan e kam me shami, ajo është e shkolluar dhe është shqiptare. Shamia është edhe pjesë e Evropës”, ka thënë Arifi.
Më pas Ramabaja i tha “shamia nuk është pjesë e kulturës shqiptare”.
Kjo e kaloi debatin edhe më shumë tension, duke e cilësuar Arifi Ramabajën si paragjykues, e duke thënë se shamia pranohet edhe në Gjermani.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…