Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë sot se Kosova duhet që zyrtarisht të kërkojë ndihmën e prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë, pas shpërthimit në kanalet e lumit Ibër.
Kjo pasi sipas tij, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.
“Qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë. Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior.Sepse, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj. Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump”, ka thënë ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…