LAJME

Kush është polici që e hoqi dhe e hodhi në tokë flamurin shqiptar!?

Edhe policë, edhe huliganë! Në rrjetet sociale po qarkullon një video e realizuar mbrëmë në Kumanovë, e ku shihet një person – për të cilin thuhet se është polic, që heq flamurin shqiptar nga shtylla dhe e hedh në tokë, ndërsa është ngjitur mbi furgonin e policisë, për të arritur flamurin lart, shkruan gazeta KOHA.

Video është publikuar nga profili “MK Pirej”, ndërsa është shpërndarë edhe nga profili “Makedonski Patrioti”, një faqe ku shqiptarët fyhen për çdo ditë, ndërsa mbështetet VMRO-DPMNE.

“I lumtë policit. Mjaftë kemi heshtur nga 2011 e këndej. Do ti heqim flamujt edhe në Tetovë edhe në Gostivar. Maqedonia e maqedonasve”, është shkrimi që e shoqëron videon ku polici i hipur mbi furgonin e policisë heq flamurin shqiptar dhe e hedh në tokë.

MPB e Pançe Toshkovskit, edhe pse video u bë virale, vazhdon të heshtë për këtë skandal ku, persona zyrtar, keqpërdorin detyrën zyrtare dhe nxisin urrejtjen ndëretnike.

Në ndërkohë, asnjë informatë nuk ka nëse policia e Toshkovskit ka identifikuar huliganët maqedonas të vetquajtur “Patriotët e Maqedonisë”, e që thonë se janë nga Kumanova, dogjën mbrëmë flamurin kombëtar shqiptar.

Nga ana tjetër, në 8 ka arritur numri i të arrestuarve shqiptarë, katër prej të cilëve ngarkohen me vepër penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndëretnik”, pasi grisën flamuron shtetëror të Maqedonisë.

Tre, siç tha sot ministri i Policisë, Pançe Toshkovski, janë 18, 19 dhe 20 vjeç, ndërsa njëri është i mitur, konkretisht nën moshën madhore. (koha.mk)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago