Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Turqia i është drejtuar disa anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thotë se i ia kanë përmendur emrin.
Lladrovci thotë se në vend që të flasin për të, LVV’ja duhet ‘ta vajtojë’ dështimin e vet politik.
“Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës. Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik. Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë”, thuhet në shkrimin e Lladrovcit, transmeton Gazeta Express,
“Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!”, shkruan tutje kryetari i Drenasit.
Lladrovci ka komentuar edhe seancën e thirrur për të hënën, ku pritet të votohet Qeveria e re. Ai thotë se votimi i Albin Kurtit kryeministër dhe i kabinetit të tij qeveritar është “akademi përkujtimore për kauzat e VV’së”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…