Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për një rast pozitiv me koronavirus në komunën e Deçanit.
Sipas komunikatës së IKSHPK-së, bëhet fjalë për një rast nga fshati Lëbushë e kësaj komune.
Klan Kosova ka kontaktuar me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, për të marr informacione.
Mirëpo, Ramosaj e mohoi se ka ndonjë rast pozitiv me Covid-19.
“Në komunën e Deçanit nuk ka ndonjë rast me koronavirus. Jam në kontakt me mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Nuk ka pasur pacientë që ka shkuar për t’i bërë analizat këto 4 ose 5 ditët e fundit. Ekziston njëfar protokolli ku bëhen përgatitjet e pacientëve për t’i përcjell për Prishtinë”.
Ramosaj shtoi se mund të jetë ndonjë rast që është nga fshati Lëbushë, por që banon në ndonjë komunë tjetër.