Ramush Haradinaj do të kërkojë nga partia e tij që njëra ministri t’i takojë PSD-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë tri ministri në Qeverinë e re.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryetari i partisë, Ramush Haradinaj do të kërkojë nga kryesia e partisë që njëra ministri t’i takojë PSD-së.

Në mbledhjen që do të mbahet nesër, Haradinaj do të paraqes këtë kërkesë e cila pritet të shqyrtohet nga organet më të larta partiake. Haradinaj pritet të propozojë këtë vendim fal respektit që ka për PSD-në nga koalicioni që kishte me ta në zgjedhjet e fundit