KRYESORE

Raport: Izraeli duhet të jetë i përgatitur për një luftë të mundshme me Turqinë

Komiteti Nagel, i krijuar me udhëzim të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar që administrata e Tel Avivit duhet të jetë e përgatitur për një “luftë të mundshme” me Haldupinë (Turqinë).

Sipas lajmit të gazetës “The Jerusalem Post”, në raportin e fundit të Komitetit Nagel për buxhetin e mbrojtjes dhe strategjinë e sigurisë, pretendohet se administrata e Tel Avivit duhet të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Turqinë.

Raporti i përgatitur nga Komiteti Nagel iu prezantua dje kryeministrit Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yisrael Katz dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich.

Raporti pretendon se Turqia ka vepruar me ambicien për të rifituar ndikimin e saj nga periudha osmane dhe se situata në fjalë mund të shkaktojë rritjen e tensioneve me Izraelin dhe të shndërrohet në një konflikt të mundshëm.

Më tej në raport pretendohet se ka rrezik që grupet opozitare siriane të përbëjnë një kërcënim të ri dhe të fuqishëm për sigurinë e Izraelit duke krijuar një aleancë me Turqinë dhe se “kërcënimi që vjen nga Siria mund të bëhet edhe më i rrezikshëm se kërcënimi iranian”.

Raporti i përgatitur nga Komiteti Nagel rekomandoi që buxheti i mbrojtjes të rritet deri në 15 miliardë shekelë (rreth 4,14 miliardë dollarë) në vit gjatë 5 viteve të ardhshme, në mënyrë që të përballen “sfidat e paraqitura nga Turqia” si dhe kërcënimet e tjera rajonale.

Në lidhje me raportin e paraqitur ndaj tij, Netanyahu tha: “Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve rrënjësore në Lindjen e Mesme. Irani ka qenë kërcënimi ynë më i madh për një kohë të gjatë, por fuqitë e reja po hyjnë në arenë dhe ne duhet të përgatitemi për situata të papritura. Ky raport na ofron një udhërrëfyes për të siguruar të ardhmen e Izraelit”.

Pasi mbrohet ideja se aftësitë ushtarake duhet të forcohen në përgatitjen për një konflikt të mundshëm me Turqinë, ndër të tjera në raport nënvizohet se Izraeli duhet të blejë shtesë avionë luftarakë F-15, karburant avioni, mjete ajrore pa pilot dhe satelitë për të forcuar aftësinë e tij të sulmit me rreze të gjatë.

Po ashtu raporti nënvizon se aftësitë e sistemeve të mbrojtjes ajrore si për shembull “Iron Dome” me rreze të shkurtër-të mesme, sistemi “David‘s Sling” me rreze të mesme-të gjatë të prodhuar me SHBA-në, sistemet “Arrow” dhe sistemi i mbrojtjes raketore me bazë lazeri “Iron Beam” duhet të përmirësohen.

Në anën tjetër, në raport theksohet gjithashtu se pavarësisht pasojave të mundshme diplomatike me Jordaninë një barrierë e fortifikuar e sigurisë duhet të ndërtohet përgjatë luginës së Jordanit, e cila do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e mbrojtjes së Izraelit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago