Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët e vrasjes së ish-aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri.
Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e vrasjes, ndërsa Bozidar Spaçiq u shpall fajtor për dhënien e urdhrit të vrasjes.
Enver Hadri, president i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ishte vrarë në veturën e tij derisa ishte ndalur para semaforit në Saint-Gilles, Belgjikë, në shkurt 1990.
Trupi gjykues dhe juria nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për të tre të dënuarit, kështu duke i dënuar të tre me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal, raportoi “The Brussels Times”
Më 25 shkurt 1990 pasdite, Enver Hadri kishte ndaluar veturën kur një tjetër veturë u ndal krah tij dhe qëlloi me armë drejt Hadrit. Ai ishte goditur me plumb në kokë.
Hetimi që zgjati me vite nxori përfundimin se vrasja ishte politike, e urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës së ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të nëntokës së Beogradit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…