LAJME

Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat: Kosova të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve

Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian është përmendur edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në raport thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, liberalizimi i vizave për kosovarët është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024 dhe se mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

“Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në raportin e publikuar sot.

Ndërkohë në këtë raport thuhet se Kosova duhet të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.

“Kosova duhet të zhvillojë një fushatë informuese të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme”, thekson raporti

Sa i përket harmonizimit të politikave për vizat me ato të BE-së, raporti thekson se ende ka punë. Këtu theksojnë nevojën për përmirësim të pajisjeve që bëjnë mbledhjen e të dhënave biometrike për ata që aplikojnë për viza, shkruan Express.

“Kosova ende nuk e ka harmonizuar plotësisht legjislacionin e saj me politikën e vizave të BE-së. Kosova mundëson udhëtim pa viza për udhëtarët e 110 vendeve me pasaporta të zakonshme për 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore, duke përfshirë 22 vende që nuk kanë regjim pa viza me zonën Shengen. Mbajtësit e pasaportave të 89 vendeve duhet të marrin një vizë përpara se të hyjnë, 4 prej të cilave gëzojnë udhëtim pa viza në zonën Shengen. Autoritetet lëshuese të vizave kanë kapacitetin për të mbledhur në mënyrë dixhitale identifikues biometrikë nga aplikantët për vizë, megjithëse pajisjet kanë nevojë për përmirësim. Të gjitha vizat e dhëna dhe refuzimet regjistrohen në sistemin e informacionit të vizave. 16 konsullatat e Kosovës nëpër botë mund të lëshojnë viza. Kosova vazhdon të përmbushë standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Më 18 prill 2023, Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen me Këshillin mbi një propozim të Komisionit që u mundëson mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë. Bazuar në këtë, që nga 1 janari 2024, mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Gjatë procesit, autoritetet e Kosovës treguan përkushtim për të adresuar të gjitha çështjet e ngritura nga BE-ja”, thekson raporti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago