Një person raportoi dje në Polici se tre persona të maskuar, njëri prej tyre i armatosur e kanë lidhur me litar dhe ia kanë grabitur rreth 3 mijë euro, në rrugën Deçan – Gjakovë, por Policia e ka zbuluar se i njëjti e kishte inskenuar këtë rast.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Andaj, nga personi viktimë për veprën ‘Grabitje’, tani ai është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…