Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka deklaruar se gjëra mund të ndryshojnë në Kosovë.
Duke shpërndarë një lajm në profilin e saj në Twitter me titullin: Gjykata e mbështetur nga Bashkimi Evropian prish planet e ShBA-ve për samitin e Kosovës, Von Cramon paralajmëroi ndryshime në Kosovë.
“Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”, shkroi shkurt ajo.
Kjo pasi tashmë është konfirmuar dështimi i zhvillimit të takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë nga pala kosovare dhe ajo serbe lidhur me marrëveshjen e paqes në mes dy vendeve.
Pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Thaçi njoftoi dje për anulimin e udhëtimit në Washington, e njësoj veproi sot edhe kryeministri kosovar, Avdullah Hoti.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…