Të mërkurën iu dha lamtumira e fundit rapsodit të njohur Ali Krasniqit. Ai vdiq në moshën 84-vjeçare duke lënë pas një karrierë gati kaq të gjatë.
Prej varrezave të fshatit Drenoc të Malishevës, shumë familjarë e miq të të ndjerit thurën lavde e folën fjalë të mëdha për ikonën e muzikës folklorike.
Talentin që kishte në melodi të sharkisë e më zë ikonik, Krasniqi kishte filluar ta shfaqte qysh si fëmijë meqë prej moshës 12-vjeçare merrte pjesë në shumë organizime nëpër oda në krejt Kosovën.
Ali Krasniqi la pas vetes një bagazh të gjerë në muzikën rapsodike, gjithsej 198 këngë.