Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë ka rezervuar mjaft surpriza. Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare.
Rezultatet zyrtare tregojnë një fitore për aleancën e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP). Partia e presidentit Macron Macron doli e dyta dhe Le Pen e treta.
Vendi tani përballet me perspektivën e një parlamenti pa një shumicë absolute, pasi të tre grupet nuk kanë traditë të punojnë së bashku.
Pasi partia e ekstremit të Djathtë të Le Pen doli mjaft mirë në raundin e parë të zgjedhjeve, shumë kandidatë të majtë apo të qendrës ndoqën taktikën e tërheqjes nga kandidimi për të lënë vetëm një garues që të marrë votat anti-Le Pen, për të mos lejuar kështu që ekstremistët të marrin pushtetin.