Reagimet e liderëve shqiptar për ofendime në baza kombëtare nga ana e tifozëve të Podgoricës, gjatë ndeshjes Deçiqi-Buduqnost:
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit
Të dashur futbollistë, ju nuk fituat Kupën e Malit të Zi, por arritja deri në finale, e në finale luajnë më të mirët, kualifikimet Evropiane, si dhe arritjet individuale të Kristijan Vulajt dhe Adrian Rudoviqit, që janë tashmë pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi, bashkë me Xhonatan Dreshajn dhe Danillo Peshukiqin në reprezentacionin U-21, na bëjnë patjetër të gjithëve krenarë me lojën fantastike te klubit tonë.
Tashmë para jush është një një rrugë e gjatë, keni akoma edhe shumë punë për të bërë, e shumë fitore për të korrur.
Faleminderit tifozëve të KF Deçiq që treguan se si në mënyrë te civilizuar, dinjitoze dhe të kulturuar përkrahet klubi i vet!
Posaçërisht faleminderit që nuk reaguat në provokimet fashiste dhe fyese ndaj shqiptarëve në finale!
Respektoj kërkim faljet nga kryebashkiaku i Podgoricës, z. Vukoviq, dhe kapiteni i FK Buduqnost, z. Grbiq.
Na vjen keq qe kryetari i FK Buduqnost, z. Mijaç, nuk reagoi, e as që kërkoi falje për këtë, edhe nëse kjo ndeshje e mban epitetin e “ndeshjes më të bukur të sezonit”.
As KF Buduqnost zyrtarisht, si nikoqir, nuk shprehi keqardhje për thirrjet fashiste nga tifozët zyrtarë të vetë.
Lojtarëve te FK Buduqnost, kapitenit Grbiq, bashëkqytetarit tonë te Komunës së Tuzit e lojtarit te FK Buduqnost, Bogdan Miliq, urime për fitoren dhe dopietën!
Ne klubin tone luajnë shqiptarë, malazezë, boshnjakë, serbë… dhe ne jemi krenarë për të gjithë lojtarët si dhe stafin teknik. Ne nuk bëjmë dallime, promovojmë sportin e posaçërisht mesazhin e UEFA-s kundër racizmit dhe ofendimeve nacionale.
Vulaj, Dreshaj, Pepiq, Mullaliq, Markoviq, Peshukiq, Rudoviq, Nikolliq, Zhelkoviq… ju jeni krenaria e klubit tone, emrat tuaj u shënuan me shkronja të arta ne komunën tone!
Dhe në fund, nuk fituam finalen ne futboll, por nga stadiumi dola krenar, ballëlartë, me krejt stafin, miqtë e klubit e tifozët tonë që ndaj gjithë kësaj shprehje fashizmi treguan civilizim. Zemrën e kam sa Deçiqi!
Fituam në arenën ku Malësia e njerëzimi kanë fituar gjithmonë, në ndershmërisë, dinjitetit dhe civilizimit.
Referi e delegati nuk e ndërprenë lojën për asnjë moment gjatë kanonadës së fyerjeve shoviniste në bazë nacionale, e pra kishte elemente për ndërprerjen e lojës. Sa për rikujtim, ne gjysmëfinale me KF Iskra, delegati, me urdhër te komisarit Miqunoviq, e ndërpreu lojën për 10 minuta, për shkak se ne tribuna kishim 4 persona më shumë se ç’ishte e lejuar. Kjo tregon mjaft. Për koment shtesë nuk ka nevojë!
PS
Referi Shqepanoviq eshte temë në vete dhe borxhliu ynë i vjetër. Por, kush qeshet i fundit, qeshet më së ëmbli!
Bravo djema!
Faleminderit për emocionet e bukura që na i dhuruat!
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH-së
Ndeshjen e mbrëmshme, mes skuadrave Deçiq nga Tuzi dhe Buduqnost nga Podgorica, përpos lojës së mirë dhe referimit të njëanshëm, e shënoi edhe një sjellje skandaloze e Varvarve (barbarët), siç quhen tifozat e Buduqnostit. Ata, në një moment fyen në baza kombëtare ekipin nga Tuzi dhe të gjithë neve prezent. Si duket urrejtje te disa ka zënë rrënjë aq thellë, sa harrojnë se edhe mes tifozëve të Buduqnostit ka shqiptarë, sepse sport është ky, por edhe se mes lojtarëve të Deçiqit ka joshqiptarë.
Si duket, një pjesë e sllavëve të këtushëm, vazhdon të jetojë në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar!
Genci Nimanbegu – Deputet i Listës shqiptare
Të nderuar qytetarë,
Unë shpreh dënimin tim të madh njerëzor si deputet para komunitetit shqiptar në Mal të Zi, para shqiptarëve në Mal të Zi, për ngjarjet mbrëmë në stadiumin nën Goricë. Mbrëmja e kaluar është dashur të ishte një festë futbolli, kur dy skuadra luajnë finalen e Kupës së Shtetit midis Buduqnostit dhe Deçiqit, klube fqinje, klube miqësore. Dhe nuk dua të kujtoj se kapiteni i ekipit kombëtar të Malit të Zi ishte Fatos Beqiraj, se lojtari i Buduqnostit është ndër njëmbëdhjetë më të mirët në dekadën e fundit Sanell Orahovac, pastaj Camaj, etj. Tifozllëku I tifozëve “Varvari”, duke përdorur fjalë që të gjithë i njohim me sinonimin “shiptar”. Sinonimi “shiptar” nuk është sinonim për shqiptarë, është një nga fjalët më fyese që qytetarët në këtë zonë kanë ndaj dikujt tjetër, veçanarisht ndaj nesh, dhe kjo duhet të dënohet.
Dua të theksoj pakënaqësinë e madhe të shqiptarëve në Mal të Zi me atë që ndodhi mbrëmë dhe u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, qytetarëve, intelektualëve që ta dënojnë këtë. Tifozët e Buduqnostit janë fëmijët e dikujt, djemt e dikujt, vëllezërit, fqinjët. A I dëgjojnë ata këto në shtëpi, apo janë stereotipe nga e kaluara, nuk më takon mua të gjykoj. Por më e pakta që pres, është jo vetëm kërrkimfalje nga KF Buduqnost për atë tifozllëk, por edhe reagimin e Lidhjes së Futbollit të Malit të Zi. Sipas mendimit tim, ai titull i Kupës do të duhej t’i heqet Buduqnostit, edhe pse ata e fituan me meritë në fushën e gjelbërt, si një mësim për Buduqnostin që një mënyrë e tillë e mbështetjes, nuk duhet tu përsëritet më tifozëve. Një tifozllëk ka gjithashtu një kundërtifozllëk. Më duhet të lavdëroj kolegun tim Nik Gjeloshaj i cili me reagimin e tij ndaloi kundërtifozllëkun I cili mund të kishte ndodhur në stadiumin e Buduqnostit. Falënderoj të gjithë ata që do t’i përgjigjen këtij apelit tim për këtë ngjarje, gjithashtu falënderoj edhe Kryetarin e shtetit që ka reaguar i pari, pastaj Partinë Liberale dhe SDP-në që kanë reaguar dhe I ftoj të gjithë të reagojnë. Ky incident nuk duhet të nënvlerësohet, nëse ka ndodhur në të kaluarën, ai në të ardhmen e shkatërron Malin e Zi qytetarë.
Forca e Re Demokratike
Prania e publikut në stadium pas kauzës së pandemisë në ndeshjen e futbollit në mes Buduqnostit e Deçiqit në Podgoricë, dëshmoi veprimet antisportive të publikut vendas.
Fjala është për thirrjet dhe fyerjet skandaloze kundër ekipit të Deçiqit në veçanti e shqiptarëve në përgjithësi.
Këto veprime skandaloze antishqiptare pa dilemë janë neofashiste dukuri e cila ka kohë që është e pranishme në Mal të Zi, por jemi të bindur se të tillat nuk kanë të bëjnë me sportin e futbollit dhe qytetarët e Podgoricës.