Reagimi i Kurtit kur i lëshojnë videon derisa thotë nuk do të ketë anëtarë të bordeve me libreza partiake

Ne do t’i departizojmë, do t’i depolitizojmë bordet, nuk do të këtë më anëtarë të bordeve me libreza të partive ose me mbiemra të përveçëm që janë zgjedhur”, kështu ka thënë në viti 2017 Albin Kurti, sa nuk e kishte pozitën e kryeministrit.

https://www.youtube.com/watch?v=10e9YZtRi60&feature=emb_title

Ndonëse u zotua se nuk do të këtë emërime të anëtarëve nëpër borde me libreza partiake, ndryshe ndodhi në vitin 2020. Po i njëjti, Albin Kurti por tani në pozitën e kryeministrit apo thënë më mirë kryeministrit në largim, ka emëruar 4 anëtarë që janë përkrahës e pjesëtarë të Vetëvendosjes nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Sonte, Kurtit i është lëshuar video ku është duke u zotuar se nuk do të ketë emërime politike nëpër borde.

Pas përfundimit të videos, Kurti në studio shihet duke qeshur, teksa tenton të arsyetojë këto emërime.

“Katër dolën me libreza të Vetëvendosjes asnjë nuk është në post udhëheqës. Asnjëri prej tyre nuk e ka karakteristikë anëtarësimin tek ne, por profesionalizimin. Është e vërtetë se këto borde janë të përkohshme”, ka deklaruar Kurti.