Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, konkretisht të udhëheqësve të Listës Serbe, të cilët nuk dënuan aktin e djegies së veturave në veri të Mitrovicës.
Rohde në një reagim në Twitter, e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime.
“Pse? Shumë shqetësuese fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.
Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës, iu është vënë zjarri veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Targat KM janë të ilegale në Kosovë.