Gazetarja Arbana Xharra, ka folur për festën e Halloween, që u festua mbrëmë.
Ajo ka thënë se Halloween është e ndaluar jo vetëm për myslimanët, pasi sipas saj, ka edhe të krishterë që nuk e festojnë.
Xharra ka publikuar një fotografi, me të cilën ka treguar se djali i saj kishte mbledh shumë sheqerka për këtë festë.
Ajo ka pyetur se si mund të jetë “haram” festa që i gëzon fëmijët.
Reagimi i plotë i Xharrës:
Qysh munet me qenë diçka “haram” që i gëzon fëmijët. Festa e Halloween për disa fe është e ndaluar, jo vetëm për muslimanët, ka edhe të krishterë që nuk e festojnë. Arti ma dërgoi foton me më tregu sa shumë ka mbledh sheqerka për këtë festë. Kështu që na bani hallall neve që kemi hy në gjynah!