Daria Aslamova, spiunia ruse që u ndalua nga autoritetet në Kosovë, vetëm disa orë para se të provonte ta kalonte kufirin në Veri, ishte takuar me një prift ortodoks në Beograd.
Takimin e saj e kishte postuar në llogarinë që ka në Facebook, derisa kishte shkruar se tash nuk i frikësohet betejës.
“Qetësohesh në shpirt kur bekohesh nga peshkopi i Beogradit, Stefan Remesian, Vikar i Dioqezës së Beogradit. Njeri i egër, luftëtar i Krishtit. Pas këtij bekimi që mora, nuk frikësohem të shkoj në betejë”, ka shkrua ajo të premten.
Lajmin për arrestimin e Aslamovas, që jepet si gazetare, por punon për shërbimin e spiunazhit të ushtrisë ruse, e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ende nuk dihet cili është qëllimi i vizitës së saj në Kosovë, por ministri e ka lidhur me tensionet e fundit në Veri.
Gjithashtu, këtë të shtunë, pati të shtëna edhe në drejtim të policëve të Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…