Bashkësia Islame e Kosovës e ka futur në Kushtetutën e saj Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës (BTK). Në ndryshimet e propozuar të Kushtetutës, BIK ka vendosur që ti mbaj nën kontroll ende tarikatet.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Shejh Lulzim Shehu. Shehu ka vlerësuar se përmendja e tarikateve në Kushtetutën e BIK ka vlerë sa Kosova në Kushtetutën e Serbisë.
“Përmendja eventuale e Tarikateve në “Kushtetutën” e BIK e ka vlerën si përmendja e Kosovës në Kushtetutën e Serbisë. Tradita e interpretimi Islamit në Kosovë nuk u ruajt nga BIK dhe xhemati në këtë kuptim është stërkeqë. Në BIRK-a nuk pajtohen çka është rituali fetar, në BIRK-a nuk pajtohen çka janë festat dhe ditët përkujtimore. BIRK-a ka drejt ta ndryshon mënyrën e organizimit të vet, por nuk besojmë se do të janë njëzëri në këtë” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm Shejh Lulzim Shehu për Insajderin.
Në ndryshimet e propozuar të Kushtetutës, BIK ka vendosur që ti mbaj nën kontroll ende tarikatet.
Edhe pse Ligji për Liritë Fetare në Kosovë ende nuk e njeh si organizatë, Bashkësia e Tarikateve ka pasur disa prezenca publike. “Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK), është organizëm ombrellë që i përfaqëson dervishët dhe Tarikatet e tyre.
“Bashkësia e Tarikateve të Kosovës (BTK) është bashkësia fetare e dytë me madhësi në vend, dhe i përfshinë në veti tarikate (komunitetet e dervishëve) në Kosovë dhe diasporë. Në Kosovë ekzistojnë sot 8 Tarikate: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi/Melami, Sinani, Bektashi, dhe Halveti. Shumica e Teqeve të Kosovës janë përfshirë me organizimin e sotëm të BTK. BTK është e ndërtuar mbi traditën e gjatë të kultivimit të besimit të kulluar, ndërtimit të ndërgjegjësimit fetar, shërbimit ndaj Krijuesit dhe shërbimit për komb dhe për atdhe”, thuhet në faqen e tyre në internet, ku edhe publikohen aktivitet që mbajnë.
Por, BIK-ut edhe në ndryshimet e reja do ti mbaj brenda kësaj bashkësie.
“Shejhlerët e rendeve të dervishëve mund t’i kryejnë ceremonitë dhe aktivitetet fetare, nëse zgjedhjen e tyre e ka vërtetuar Kryesia e Bashkësisë Islame”.
Ndryshimet ishin bërë në gusht të vitit 2013, derisa Tërnavës pritje ti skadonte mandati në tetor.