Reagon Milazim Krasniqi ndaj Sveçlës pasi u akuzua se qëndron prapa organizimit të faljes në shesh

Milazim Krasniqi ka reaguar pas deklaratës të u.d të MB, Xhelal Sveçlës, i cili tha se Krasniqi qëndron prapa organizimi të faljes së Bajramit në Shesh.

Krasniqi ka reaguar duke shpërthyer me kritika për Sveçlën dhe qeverinë Kurti.

Ai e ka quajtuar 100% gënjeshtër këtë deklarim të Sveçlës, teksa ka thënë se “qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sveçla”.

Postimi i plotë:

Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirreje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sveqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme.