Ish-drejtori i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shfaqur pakënaqësitë e tij për shkatërrimin e PTK-së, e cila është para bankrotimit.
Haxha, thotë se në kohën kur ishte drejtoj i bënte konkurencë edhe Qeverisë së Kosovës, prandaj sipas tij u mobilizuan për me ndal.
Sipas tij, ky shkatërrim i PTK-së ndodhi pas largimit të tij, ku edhe ka publikuar disa fotografi të cilat dëshmojnë për punën e tij të mirë që ka ndodhur sa ishte menaxher në këtë dikaster.
“I bëjsha konkurencë Qeveris së Kosovës :), prandaj u mobilizuanë i madhë e i vogël me më ndal. Natyrisht se sot pas largimit tim e shkatrruan PTK-në. Deshët apo nuk deshët, ky sukses as nuk mund të njëlloset, as nuk fshehet pa marr parasysh fushatës së eger nga mashtrues brenda dhe jasht PTK-së… Shikoni vetëm disa nga faktet, ata që na ndalnën kanë qen dhe janë kundër shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Haxha në Facebook.