FOTO&VIDEO

Reciprociteti me targa, serbët kërkojnë heqjen e barrierave Kosovë – Serbi, qytetarët e Kosovës mirëpresin vendimin e qeverisë

45 minuta zgjat procedura që targat e automjeteve të Serbisë të zëvendësohen me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës. Zëvendësimin e targave janë të detyruar ta bëjnë të gjithë shoferët që vijnë nga Serbia në Kosovë, pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitetin në targa me Serbinë. Qytetarët që lëvizin andej -këndej kufirit vlerësojnë se kjo është një pengesë e madhe për ta, ndërkohë që shprehen për heqjen e barrierave mes dy vendeve.

Që në orët e para të mëngjesit të së hënës edhe në pikën kufitare në Merdare asnjë veturë me targa të Serbisë nuk është lejuar të hyjë në Kosovë pa bërë fillimisht ndërrimin e tabelave të veturës me ato të përkohshme.

Për drejtuesit e automjeteve kjo është një procedurë e lodhshme e që është bërë pengesë për të gjithë pa përjashtim.

Ani pse kosovarët kanë qenë të detyruar për vite të tëra të bëjnë të njëjtën, Danilo Liliq nga Serbia thotë se barriera të tilla janë marrëzi të autoriteteve të të dyja vendeve, Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, kjo i prekë vetëm njerëzit e pafajshëm dhe qytetarët e thjesht.

Ai thotë se do të paguante 10 euro në vend të 5 eurove sa duhet, vetëm që të mos detyrohej të ndërronte targat, meqë ndërrimi i tyre është procedurë që zgjat rreth 45 minuta.

Lilic: Kjo është një marrëzi e radhës mes autoriteteve të Serbisë dhe atyre të Kosovës

“Mendoj se kjo është një marrëzi e radhës mes autoriteteve të Serbisë dhe atyre të Kosovës. Kjo më së shumti i prekë njerëzit e pafajshëm, kjo nuk e prekë askënd në qeveri, as në Serbi e as në Kosovë, kjo i prekë njerëzit si unë, ngasës i kamionit, kolegun, ngasës i furgonit, dhe njerëzit që janë nisur me vetura. I kemi tabelat e Serbisë, tash të Kosovës, i kemi humbur rreth 45 minuta në procedurën e marrjes së tabelave, duhet t’i mbulojmë apo largojmë tabelat tona, t’i vendosim pastaj tabelat e Kosovës, tani kur të mbërrijmë në kufi me Shqipërinë në Morinë, duhet t’i hjekim përsëri”, thotë ai[…]Pesë euro duhet të paguhen tabelat e përkohshme, edhe pse pesë euro nuk janë gjë, do t’i jepja dhjetë euro vetëm që të mos humbas 45 minuta në kufi me këto procedura”, tha ai.

Edhe për Milosh Misiqin procedura e ndërrimit të tabelave po paraqet pengesë të madhe, pasi jo vetëm që duhet të paguajë 5 euro për to, po i kushton më shumë në kohë.

Misiqi: Veç pengesë, por duhet të durojmë

“Veç pengesë, por çfarë të bëjmë duhet të durojmë”, thotë ai.

Kurse, Marko Vasiq vlerëson se autoritet në Serbi dhe ato në Kosovë duhet të heqin të gjitha barrierat mes vete.

Vasiq: Kosova dhe Serbia t’i heqin barrierat

“Unë mendoj se të dyja palët duhet të heqin të gjitha barrierat, se në këtë mënyrë po krijohen tollovi të panevojshme, dhe mendoj se po ngrihen tensione të panevojshme, mendoj se të dyja palët duhet të ulin barrierat dhe njerëzit të lëvizin lirshëm, të qarkullojnë, sepse kjo vetëm po e dëmtojnë popullin, asgjë tjetër”, shprehet ai.

Ndërsa Mifail Demiri, i cili kishte shkuar në Beograd për një kontroll mjekësore, thotë se krejt kjo është e pakuptimtë. Teksa thotë se i mirëkupton policinë kufitare që duhet të zbatojë urdhrat e marrë nga lart.

Demiri: Duhet të bëjmë çfarë na kërkojnë, populli nuk mund të bëjë asgjë

“Na kërkuan që t’i ndërrojmë tabelat, deri tash kjo nuk ka qenë, si duket sot kjo ia ka fillu[…] Krejt mbrapsht, nuk e di, si duhet të bëjmë ashtu siç thonë, çfarë mund të bëjmë ne, populli nuk mund të bëjë asgjë. Siç urdhërojnë, ne duhet të veprojmë… Unë kam qenë në kontroll, në Beograd, vëllai është dashur të më kthejë në shtëpi. Kemi mbetur një orë duke pritur, pa lidhje”, thotë ai.

Ndërkaq për shtetasit e Kosovës një vendim i tillë është dashur të merrej kaherë nga qeveria e Kosovës.

Kështu beson edhe Tom Coli nga Klina, i cili po e vlerëson të drejtë vendimin e marr nga institucionet e Kosovës.

Coli: Vendim i drejtë, prej ditës së parë është dashur të jetë reciprociteti

“Ky vendim i drejtë është[…] Meqë ata na i japin tabelat andej, le t’ua japin edhe atyre të njëjta… Prej ditës së parë u dashtë por s’kemi pasur qeveri, as sot s’kemi”, tha ai.

Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

46 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago