Anas Modamani më 2015 kishte bërë një fotografi me Angela Merkel që atë kohë ishte Kancelare e Gjermanisë.
Gati shtatë vjet pas, ai shprehet falënderues dhe mirënjohjes për atë që Merkel ka bërë për të dhe refugjatët tjerë nga Siria.
Në një intervistë për Deutsche Welle Modamani ka treguar se është duke punuar dhe studiuar njëkohësisht, përcjell Klankosova.tv.
“Selfie me kancelarin nënkupton shumë për mua. Është më tepër se një fotografi, është një simbol. Merkel më ka ndihmuar mua. Ajo ma ka shpëtuar jetën. Do të jem përgjithmonë mirënjohës”, është shprehur ai.
“Selfia nënkupton për mua se sa e madhe është zemra e saj. Ajo na e dha mundësinë për të qëndruar këtu dhe na ka ndihmuar që të integrohemi”.
“Këtu jam duke studiuar dhe duke punuar. Po studioj për biznes dhe jam në semestrin e pestë. Jetoj këtu bashkë me të dashurën time”.
Ai është shprehur se do të donte ta takonte prapë Merkel dhe t’ia shprehte mirënjohjen që ka për të.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…