Fshati i Rehovës në Kolonjë është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.
Rritja e kërkesave ka bërë që kjo zonë të jetë ndër prioritetet e Bashkisë së Kolonjë në kalendarin e investimeve me qëllim shtimin e mëtejshëm të vizitorëve.
Potenciali turistik i Rehovës është mbështetur financiarisht edhe nga ambasada zvicerane dhe ajo austriake.
Diplomatët e selive respektive vlerësojnë punën në infrastrukturë duke shprehur se këto do të sjellin edhe më shumë vizitorë.
Fshati i gurtë që mirëpriti mbi 20 mijë turistë gjatë vitit 2022, vazhdon me shpejtësi me shtimin e kapaciteteve akomoduese duke u kthyer në një potencial të madh ekonomik për banorët.