LAJME

Rekord: 40% e shqiptarëve përdorin forcën për të punuar

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%).

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023.

Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Evropiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetjeje, krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia.

Tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataret e BE- së (27%) dhe WB5 (32%).

Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin ose lëvizin duart ose gishtat për të kapur, manipuluar ose montuar saktësisht objektet (përjashtuar miun kompjuterik, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës), afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në BE-27 (38%).

Një pakicë e shqiptarëve përdorin makineri të kompjuterizuar. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.

Pak më shumë se një në dhjetë (12%) e të anketuarve në Shqipëri thonë se përdorin pajisje dixhitale të dorës si monitorë ose skanerë që përdoren për kontrollin e stokut dhe përpunimin e porosive, krahasuar me dyfishin e kësaj shifre (26%) nëpër BE-në dhe rreth një në pesë (17%) në WB-5.

Vetëm (1%) tregon se punon me robotë ose përdorën printerët 3D (6%). Një përqindje e ngjashme e të anketuarve (5%) raportojnë se punojnë me makineri kompjuterike të kontrolluara numerikisht (CNC), për shembull si torno ose frezë (9% në BE, 5% në WB5) dhe 2% tregojnë se përdorin operatorë logjikë të programueshëm (OLP-t) (8% në BE dhe 3% në WB5.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

13 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

19 orë ago