POLITIKE

Renegatët e VV aksion simbolik pëballë Kuvendit të Kosovës, për “dorëzimin” e Kurtit ndaj Planit të Ahtisaarit

Partia Socialdemokrate mbajti aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë Kurti. Në prononcim për media, Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, potencoi që ” Alternativa Qeverisëse, por edhe zotimet elektorale të vitit 2017 e kishin një nga zotimet ndryshimet kushtetuese për t’i shmangur pengesat e Planit të Ahtisaarit. E kemi pa programin e Qeverisë Kurti. Asnjë rresht i tij nuk flet për synimet e kësaj proteste.”

Sot u bënë 13 vjet nga protesta e 10 Shkurtit. Ky përvjetor është i vecante sepse përballë kësaj date është Albin Kurti si kryeministër.

Duke qenë kështu, 10 Shkurti është pasqyra e llojit të qeverisë që na pret. Në krye të Qeverisë e kemi një kryeministër pa projekt politik, në fakt të shkëputur nga gjithë çfarë ka përfaqësuar gjatë viteve.

Ky nuk është paragjykim as parashikim. Për disa gjëra nuk ka nevojë të presim se si do të veprohet sepse ka gjëra të cilat thjesht nuk përmenden. Këtu me vete e kam programin e Qeverisë Kurti. Asnjë rresht i tij nuk flet për synimet e kësaj proteste.

Ka shumë njerëz që thonë se Plani i Ahtisaarit është temë tashmë e tejkaluar. Plani i Ahtisaarit është aktual sepse është mekanizmi kryesor institucional që e fuqizon listen serbe, tashmë kolegët e Kurtit. Bëhet fjalë për mekanizmin e shumicës së dyfishtë që e bllokon vendimmarrjen demokratike në Kuvend.

Tash që Kurti është në Qeveri, 10 Shkurti nuk duhet të jetë ritual përkujtimor i Partisë, por aksion qeveritar.

Me 10 Shkurti është dita kur Kurti duhet ta shikojë veten në pasqyrë. Ne nuk po e njohim më. 10 Shkurti është pasqyra që Kurti s’do ta dëshironte. Është pasqyra e metamorfozës së tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago