Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së për t’i dhënë zgjidhje fazës së fundit Kosovë – Serbi për një marrëveshje të mundshme të paqes, kongresmeni amerikan Eliot Engel që është edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë po vlerëson se e ardhmja e bisedimeve mbetet e paqartë.
Kështu shkruhet në një letër që Engel i ka nisur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, të cilin e ka ftuar për një takim në Washington.
Në letrën që e ka publikuar Arifi, Engel shkruan se e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paqartë.
Ai shton se çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të ketë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.
“Edhe pse e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare të marrë parasysh të drejtat e shqiptarëve etnikë dhe të adresojë mundësitë për rritje ekonomike në Preshevë”, shkruan Engel, derisa thotë se personalisht do të angazhohet për të drejtat e banorëve të këtij regjioni.
Për të diskutuar për këtë çështje, Engel e ka ftuar Arifin në Washington.
“Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive”, ka shkruar Arifi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…