Senatorë të ndryshëm kanë hedhur poshtë pretendimet e ish presidentit amerikan për një sërë çështjesh. John Cornyn, tha për CNN se Trump është I paaftë që të tërheqë votues jashtë mbështetësve bazë të tij.
Gjatë eventit, ish presidenti lëshoi shumë deklarata false dhe të pabaza, përfshirë për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, trazirave të 6 janarit, ekonominë dhe për dokumentet sekrete që mori me vete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Senatori tjetër republikan, Tod Jong, tha për CNN se kritikoi qëndrimin e Trump lidhur me luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.
“Shqetësohem për këtë, prandaj nuk kam ndërmend ta mbështes atë në nominimin brenda partisë republikane.
Disa senatorë të tjerë kritikuan ish presidentin lidhur me deklaratën se do të falte personat e dënuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol Hill.