Skender Reqica nga koalicioni NISMA-AKR, ka bërë të ditur se kanë larguar të gjithë vëzhguesit e tyre nga QNR-të, njofton Klan Kosova.
“Jemi pran QNR, jemi këtu për faktin në këto momente sipas informacioneve që kemi po tentohet të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili precizon qartë modalitetet se si duhet zhvilluar procedurat për votimin me postë”.
“Ne jemi këtu sonte për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor në vend”.
“Ne bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë të ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe të ndërpres këtë proces ky proces i numërimit të votave të paligjshme dëmton vullnetin e e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë votuar për koalicionin NISMA-AKR”, ka thënë Reqica në një konferencë për media.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…