POLITIKE

Revista amerikane akuzon Eliot Engel: I vendosi interesat e Kosovës para Amerikës

Kongresmeni nga Nju Jorku, Eliot Engel, i cili përfaqëson elektoratin e tij në Bronx dhe po rikandidon për këtë pozitë, po përballet me një akuzë të rëndë.

Konkretisht, Engel që është edhe kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme po akuzohet nga kundërshtari i tij Jamaal Bowman se ka bërë politikë të jashtme në kundërshtim me interesat amerikane, transmeton Reporteri.

Revista National Review përmend faktin se rreth 60,000 shqiptarë jetojnë në shtetin e New York, shumica prej tyre në rrethin e Engel. Sipas këtyre akuzave, ajo që ka bërë Engel është vendosja në mënyrë sistematike e interesave të Kosovës përpara interesave amerikane. Në artikull thuhet se ai për këtë është shpërblyer shumë.

Në këtë shkrim përmenden lidhjet e Engel me kosovarin e pasur Harry Bajraktarin, që jeton në New York. Bajraktari përmendet se ka qenë një ndër donatorët më të mëdhenj të Engel dhe përmes Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilin Bajraktari e themeloi, e ka pritur Engelin në udhëtime të shumta në Kosovë.

Aty potencohet se Engel nuk arriti të deklarojë pronat që përfshihen në pasuritë e tij të patundshme që ai ka në bashkëpronësi me Bajraktarin në Nju Jork. Aty përmendet edhe një “kredi hipotekare” që cilësohet si e dyshimtë prej 125,000 dollarë që Engel mori nga Bajraktari mbi një dekadë më parë.

Anëtarëve të Kongresit u lejohet të marrin “dhurata” të tilla nga miqtë personalë, por jo nëse ata përdorin zyrën e tyre për të çuar përpara interesat personale të përfituesit. Dhe Bajraktari, i cili zotëron pasuri të patundshme të konsiderueshme në Kosovë, si dhe në New York City, ka përfituar shumë nga lobimi i Engel-it në emër të Kosovës, shkruan tutje ky medium.

Aty potencohet po ashtu se mediat serbe shpesh i referohen Engelit si lobisti kryesor i Kosovës në Uashington. Po ashtu potencohet edhe fakti se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Engelin për “presion dhe frikësim të papërshtatshëm” të diplomatëve amerikanë për çështjen e Kosovës.

Sipas artikullit, administrata Trump është përpjekur të ndërmjetësojë në mes të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur konfliktin shumëvjeçar. Aty përmenden kërkesat e vazhdueshme për heqjen e taksës dhe reciprocitetit, derisa potencohet se Engel ka  kritikuar këtë qasje të administratës Trump.

Në artikull rikujtohet se Kosova së pari vendosi tarifën si kundërpërgjigje ndaj fushatës së vazhdueshme serbe për tërheqjen e njohjeve.

Engel përveç që ka kritikuar administratën Trump për qasjen ndaj Kosovës potencohet se  dhe përveç kësaj ka bërë thirrje që SHBA të sanksionojë Serbinë për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, përfshirë blerjet e armëve.

Në artikull po ashtu potencohet Engel është një hero në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago