Objekti i akademisë së grimeres së njohur kosovare Vjosa Metaj është zgjedhur një nga tetë objektet më të mira në botë nga revista ndërkombëtare e arkitekturës Designboom
Në një shkrim të gjatë kushtuar detajeve që janë përdorur me shije brenda studios, paraqet punën perfekte të arkitektëve të Melos Group.
Firma e dizajnit bashkëkohor Molos Group i projektuar me bazë në Kosovë ,krijoi studion estetike që ndjek identitetin e saj me titullin “Engjëll Studio Akademi”.
E vendosur në Prishtinë kryeqytetin e Kosovës ,salloni i bukurisë është i dekoruar me shije, me elemente që reflektojnë krahët e engjëllit ,duke rezultuar në hapësira të brendshme elegante .Hapësira eshte rikonstruktuar nga një shtëpi e vjetër dhe garazhë ,në një hapësirë praktike për punë që ofron një sërë sherbimesh të bukurisë ,perfshirë hapësirat per trajnime dhe punishte.
Molos Group ka përdorur material ngjyrash natyrale që përfshinë dru të vrazhdë, gurë natyral, metale dhe shumë gjelbërim. Nga jashtë fasada është e përbërë nga kubëza xhami, të cilat japing efektin e një pamje të bukur që krijon një thyerje të mahnitshme të dritës brenda, por që gjithashtu shtrembëron format, dritën dhe ngjyrat nga jashtë, saloni mirëpret mysafirët me një derë katër metra të gjatë metalike elegante, e përcjellur me një para hyrje e ndërtuar nga një dru hambari 200 vjeçar të vjetër i cili është i mbështetur nga një gur i madh natyral.
Pupla ngjyrë ari të realizuara me dorë të varura në tavanin mbi hyrjen e lartë, krijojnë pasqyrime dhe hijezime të bukura. Pjesa kryesore e pritjes ka një pamje estetike minimale e gjitha e mbuluar në rozë ,me gur natyral ,si bazë për ulëse të kristaltë .Pas hyrjes mysafirët mund t’i dallojnë ngjyrat e buta pastel dhe dyert elegante në formë harku që i drejton ata brenda hapësirës rozë të artë. Shkallët kryesore të hollit shpërfaqin me mbajtëse unike të bardha që ndanë hapësirën me dizajn dhe art.
Perdja e xhamit prapa hapësirës së pedikyrit është e ndërtuar me rreth 4 mijë shishe bosh të pastruesve të thonjëve, në një përthyerje që mundëson dritë natyrale dhe privatësi. Lakesa rreth ulëseve të dizajnuara, shoqëruar me lavaman prej guri të punuara me dorë. Hapësira e rregullimit të flokëve dhe grimit ka një ndjesi unike, me pasqyra muri në forma të çrregullta që janë të lidhura me njëra-tjetrën për të krijuar një paraqitje vizuele të krahëve(Engjullit).
Pasqyrat statike në këmbë po ashtu imitojnë formën e krahëve, të cilat janë të mbështetura nga forma të ndryshme të copëzave të gurëve natyrorë të paprekur (të papërpunuara) , dhe të kompletuara me një sirtar trëndafili të artë anash.
Hapësira e rregullimit të flokëve është e ndarë me ndarëse të përpunuara që janë të përbërë nga gërshërët. Shkallët në hapësirën e flokëve dhe grimit janë të ndërtuara rreth një peme, duke filluar me tre shkallë që janë të gdhendura në një gur natyral dhe vazhdon me një shkallë elegante të lakuar të ndërtuar nga druri dhe metali. Përderisa mysafirët ngjisin shkallët, ata shohin format unike të roletave të dritareve, duke shfaqur pamje të hapjes dhe mbylljes së krahëve. Lavamanët në banjë të ndryshe janë lënë të gjitha në formën natyrale në të cilën janë gjetur vetëm janë lyer në maje.