Teoricieni i leterësisë dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë gabime drejtshkrimore të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Në një paragraf, Qosja thotë se është marrë me fituesin e çmimit Nobel, Peter Handken, e megjithatë në vend të shprehjes “jam marrë”, ai ka shkruar “jamë marrë”.
“Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin”, shkruan Qosja.
Në shkrim Qosja ka folur fjalë të mëdha për veprën e Peter Handkes, duke thënë se vetëm publicistika e tij është e përlyer, duke e arsyetuar se përkrahja e tij për Sllobodan Millosheviqin ishte pa armë në dorë.
Sipas Qosjes, as ASHAK nuk është dashur që të kërkojë që Handkes t’i anulohet çmimi.
Në një pjesë të shkrimit, Qosja i është kthyer obsesionit të tij të vjetër, Ibrahim Rugovës, duke thënë se edhe ai, si Handke në vitin 1999, kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve kur ishte peng i diktatorit serb.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…