Qeveria miratoi një p/ligj përmes të cilit paguan nga buxheti i shtetit, pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura për mbi 120 ish-punonjës të kombinatit të Poliçanit. Nëse miratohet nga Parlamenti, kosto në buxhet do të jetë mbi 83 milionë lekë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pohoi se Shqipëria synon të rigjallërojë industrinë e saj ushtarake, falë bashkëpunimit me privatin dhe në këtë drejtim nuk ka munguar interesimi si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.