Për Rijad Mehmetin ka shumë vështirësi me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Sipas tij të tillë një person më së shumti të bën shoqëria që i përket, njofton Klan Kosova.
“Ajo që e bën një person me aftësi të kufizuar është shoqëria që me pak gjë ka mundur të bëjë shumë dhe për faktin që s’e ka bërë i ka dëmtuar të drejtat e një personi me aftësi të kufizuar”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se qasja është një prej çështjeve më problematike për këtë kategori.
“Shembull konkret është shkolla, nuk ka qasje në katin e dytë kur dua të shkojë në kabinet. Shokët dhe mësuesit me kapin pezull për shkak të një të drejte që nuk është realizuar”.
“Shumë fëmijë janë të braktisur edhe nga prindërit vetëm pse janë me aftësi të kufizuar. Unë kam pas fatin e mirë edhe më prindërit edhe me shoqërinë. Faleminderit të gjithëve”.
“Duhet bashkënjderë me secilin nga qytetarët dhe besoj se shumë më shumë do të mund të bëhej për secilin”.