Përpjekja e ndërkombëtarëve në kërkim të marrëveshjes përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë nisi.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, qëndroi këtë të mërkurë në Prishtinë ku fillimisht takoi presidenten Vjosa Osmani.
Presidenca e Kosovës citoi se kryetarja e shtetit falenderoi Shteteve të Bashkuara për angazhimin në procesin e dialogut, duke theksuar se përfshirja e shtuar amerikane “është vendimtare për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.
Procesi i dialogut, plani evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit të dërguarit amerikan me kryeministrin Albin Kurti, sipas njoftimit që pasoi takimin.
“U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhej më tej në deklaratë.
Këshilltari i DASH-it, në takimin me Osmanin dhe Kurtin, ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërsa të enjten ai do të qëndrojë në Serbi
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për arriitjen e një një marrëveshje për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjelltë.