Raportet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit turk Reccep Tayyib Erdogan janë mjaft të ngushta.
Madje, ato duket se forcohen nga dita në ditë nga marrëveshjet mes dy qeverive.
Një ndër projektet kryesore është ai i “Air Albania”, kompani e cila ka mundur të ngrejë në qiell tre avionë pas vonesave të shumta në fillim.
Sëfundmi, qeveria turke ka vendosur që t’i japë qeverisë shqiptare në përdorim avionin e përdorur shpesh edhe nga vetë Erdogani deri një vit më parë, shkruan abcnews.al.
Siç raporton “AirportHaber”, avioni “Airbus A319”, në pronësi të qeverisë turke i është dhënë qeverisë shqiptare. Avioni në fjalë ndodhet tani në Vjenë dhe i ka ndërruar ngjyrat nga bardh e kuq të flamurit turk në kuqezi.
Erdogani vërtit më shumë se një orë rreth Stambollit pikërisht me këtë avion gjatë natës së 15 korrikut, kur ndodhi ajo që pretendohet si një grushteti nga qeveria turke.
Abcnews.al ka siguruar një foto nga pamja e re e avionit dhuratë të Erdoganit për Ramën.
Avioni është marrë nga qeveria turke në vitin 2005 dhe është përdorur nga vetë Erdogani deri sa ai mori dhuratë nga familja mbretërore e Katarit një avion luksoz “Boeing 747” duke bërë që të mos përdorë më avionin më të vogël “Airbus A319”, i cili sëfundmi i kalon Shqipërisë.
Më parë, avioni Airbus A319 është përdorur nga Forcat Ajrore të Italisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…