LAJME

Rita Ora përlotet teksa flet për 11-vjeçaren e dhunuar në Kosovë

Këngëtarja Rita Ora, u përlot gjatë konferencës për shtyp kur foli për rastin e 11-vjeçares që u dhunua seksualisht nga pesë persona në Kosovë, në fund të gushtit.

Ajo po qëndron në Tiranë, ku të martën në mbrëmje do të mbajë koncert.

“Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata”, u shpreh artistja me famë botërore, përcjell Tch.

Rita ftoi më tej të rinjtë të jenë pjesë e koncertit që ajo do të mbajë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe që do të jetë falas për të gjithë.

“Dua të theksoj këtë mesazh për familjen dhe t’i ftoj të gjithë që të bëhet pjesë e koncertit të sotëm në shesh”, ka thënë ajo.

Dhunimi seksual ndaj të 11-vjeçares u bë publik gjatë muajit gusht. Ajo dyshohet se u dhunua nga 5 persona, përfshirë dy të moshës madhore, 19 e 26 vjeç, në një nga parqet e Prishtinës.

Hetimi nxori edhe dyshime të tjera. Ajo dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas trafikuar nga gjashtë persona gjatë muajit qershor. Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “informatat e para janë se ajo është dhunuar për më shumë se një vit”.

Aktualisht janë 11 persona të arrestuar si të dyshuar se e kanë trafikuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të vajzën. Kjo ngjarje nxiti protesta në Prishtinë dhe Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

4 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

8 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

8 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

10 orë ago