Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me vrasjen tragjike të sipërmarrësit shqiptar në Greqi.
Xhani Topallli u gjet sot i pajetë në një rrugë të shkretë në ishullin e Rodos, gjysmë i veshur dhe me litar në fyt.
Sipërmarrësi 46-vjeçar ishte i zhdukur që prej 28 gushtit. Ai kishte organizuar një takim pune me pronarin e një hoteli në Greqi, i cili i detyrohej shqiptarit 30 mijë euro nga puna që Topalli kishte bërë për objektin e hotelerisë, shkruan protothema.gr.
Por mesa duket greku nuk ka dashur t’i japë shqiptarit lekët që i takonin, e për këtë arsye e ka vrarë me litar dhe në bashkëpunim me të birin, ka transportuar kufomën për të humbur gjurmë.
Por mëngjesin e sotëm autori nuk ka mundur ta mbajë më të fshehtë krimin, të cilin e rrëfeu në komisariat, duke zbuluar edhe vendndodhjen e trupit të pajetë, të Xhani Topallit, baba i tre fëmijëve.
Sakaq autoritete greke besojnë se në vrasjen e shqiptarit janë përfshirë edhe persona tjerë, përveç 53-vjeçarit dhe të birit të tij, pasi mendohet se shqiptari nuk ishte paguar për punën e tij edhe nga biznesmenë tjerë.
Ndërsa është e paqartë nëse autori i detyrohej shqiptari shumën e 30 mijë eurove që mediet greke publikuan sot.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…