BREAKING NEWS

Rivalët e Aldo Bares i vranë nipin dy vite më parë! Ekzekutohet me kallashnikov tregtari i makinave në Lushnje

Maskat ekzekutojnë me kallashnikov një Besmir Hidën, një 40-vjeçar nga Lushnja baba i dy fëmijëve. Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në një bar Kafe në lagjen ‘Skënder Libohova’ ku ka qenë i vetëm duke konsumuar kafenë e mëngjesit. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, në katin e dytë të lokalit, ndërkohë që dëshmitarët kanë parë autorët me maska të largohen me një makinë të vogël.

Besmir Hida është daja i Zamir Latifit i cili mbeti i vrarë dy vite më parë. Nga ngjarja e dy viteve më parë, mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Autorë të kësaj ngjarje ishin Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë.

Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes. Tre vite më parë ai i kishte shpëtuar një atentati me eksploziv. Tritoli ishte vënë në makinën që Hida kishte parkuar jashtë banesës, por nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, pak momente pas vrasjes së Hidës. Policia njofton se për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, ndërsa një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

52 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago