Aktori fitues i çmimeve, Robert De Niro, nuk i përbuzi fjalët dhe ndau mendimet e tij për Donald Trump. Ai ishte i ftuar në emisionin “Real Time With Bill Maher” dhe deklaroi se Donald Trump është një “përbindësh”.
Aktori më pas vazhdoi duke thënë se nëse Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një “makth”. “Nuk do ta merrja kurrë për aktor, sepse nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absulutisht asgje. Nuk ka asgjë pozitive për të”, tha De Niro.
“Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan”, u shpreh aktori kur kujtoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016.
“Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë.
Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo,” vazhdoi ai. “Duhet ta ndalojmë”, tha në fund aktori.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…