LAJME

Ministria e kthen në pronësi tokën 4 milionëshe të tjetërsuar nga serbi

Prej vitit 2020, një parcel që ndodhet në zonën industrial e cila ndan Prishtinën e Fushë Kosovën, me sipërfaqe prej 1 hektar e 34 ari, ka qenë e tjetërsuar nga serbi, Jovica Deniq.

Prej vitit 2020, kjo parcelë me sipërfaqe prej 1 hektar e 34 ari ka qenë në pronësi të serbit, Jovica Deniq.

Por, prej muajit janar, toka që ndodhet në zonën industriale e cila ndanë Prishtinën e Fushë Kosovën ka kaluar në emër të Institutit Bujqësor të Kosovës.

Kjo, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim në favor të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Për shkak të anulimit të vendimit Nr.03/1638/210 të datës 11.12.2020, me datë 20.10.2023 ka marr Akgjykim me të cilin ka aprovuar padinë e Avokaturës Shtetërore dhe ka anuluar vendimin e të paditures Agjencia Kadastrale e Kosovës, duke e kthyer lëndën në rishqyrtim dhe rivendosje, tek e paditura. Ndërkohë në Departamentin Administrativ është pranuar një kërkesë për rishikim të Aktgjykimit, të parashtruar nga përfaqësuesi i palës së interesit J.D, avokat me autorizim”

Deniq dyshohet se ka tjetërsuar tokën e Institutit Bujqësor kundërligjshëm.

Sesi ka rrjedhur ngjarja e tregojnë nga Komuna e Prishtinës.

Kurse nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se po punojnë për kthimin e të gjitha pronave shtetërore të tjetërsuara ndërvite.

“Ky rast ishte një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore. Gjithashtu, vlen të theksojmë se me angazhimin e të gjitha institucioneve gjegjëse, pronat shtetërore të uzurpuara/tjetërsuara me vite po arrijnë të kthehen tek titullarët e tyre dhe në këtë formë do të vazhdohet edhe me pronat tjera në mënyrë që të ndërpritet keqpërdorimi me prona publike”.

Parcela në fjalë vlerësohet rreth 4 milionë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago