POLITIKE

Rohde e “thumbon” keq Kurtin: Na duhet një burrshtetas, jo një që flet për luftë gjithë kohën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.

Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.

Në intervistën e përbashkët të dhënë për RTK-në, ambasadori gjerman deklaroi se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat. Por ai tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet përafrohen sërish”.

Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës.

“Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona prandaj na duhet një burrështetas e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde.

Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.

“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

1 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

2 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

5 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

6 orë ago